Zgjedhjet lajme

Limaj voton në “Faik Konica”

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

Partneri i koalicionit, PDK-AAK-Nisma, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Ai i ka uruar qytetarët ketë ditë, pasi, siç tha ai, “është një ditë që duhet uruar kur njerëzve u mundësohet të shprehin vullnetin e mirë, duke përmbushur të gjitha standardet demokratike”, raporton “Koha Ditore”.

“Shpresoj që në mbrëmje në kutitë e votimit do të jetë zgjidhja që do t’u jap zgjidhje problemeve të qytetarëve. Zgjedhja u takon qytetarëve dhe janë ata që më së miri dinë se kujt duhet t’i jepet besimi”, ka theksuar Limaj