Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me bashkëshorten e tij, kanë mbërritur në vendvotimin e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Ata kanë pritur rreth 15 minuta pasi që, siç merr vesh “Koha Ditore”, ata i kanë harruar letërnjoftimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj pritjeje, ata janë pajisur me mjetet identifikuese dhe e kanë kryer obligimin e tyre qytetar.
Veseli e pranoi se e ka harruar letërnjoftimin, mirëpo tha se, “kjo ka ndodhë për shkak se bashkëshortja e ka sugjeruar të vesh tjera rroba që të kombinohet me të”.
Ai i ka ftuar qytetarët të votojnë lirshëm, për shtetin e tyre, për sovranitetin, për zhvillimin ekonomik.