Zgjedhjet lajme

Probleme me vula edhe në një qendër votimi në Vushtrri

Ekipi i Grupit KOHA, që po raporton nga çdo pjesë e Kosovës për zgjedhjet e sotme parlamentare, ka evidentuar edhe një problem.

Mësohet se edhe në një qendër votimi në Vushtrri, gjegjësisht në fshatin Mihaliq, është shfaqur problemi i vulës joadekuate, e cila nuk shfaq logon zyrtare të KQZ-së.