Zgjedhjet lajme

Daka: Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 7

Descriptive Text

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, në adresimin e dytë të këtij mëngjesi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet në Republikën e Kosovës janë hapur që në orën 7:00.

“Në ora 7 janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. I ftoj edhe komisionerët që të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ dhe Ligjin”, tha Daka gjatë konferencës së parë për media nga KQZ, raporton Koha.net.

Konferenca e radhës mbahet në orën 11:30 që ka të bëjë me ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen në votim deri në orën 11:00.