Zgjedhjet lajme

Delawie thërret të mos ketë vjedhje të votave si në zgjedhjet e vitit 2010

Descriptive Text

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka bërë thirrje që mos të përsëriten zgjedhjet e vitit 2010 - të atëherë kur pati vjedhje masive të votave, raporton KTV.

Në një tryezë të organizuar nga Shoqëria Civile ambasadori tha se secili qytetarë ka përgjegjësi për votën e tyre në mënyrë që sipas të mos lejohet të keqpërdoret vota e lirë.

Ai ua ka kujtuar atyre të cilët kanë menduar ta keqpërdorin votën se do të ndiqen penalisht në rast të tentimit për vjedhje votash.

Kryediplomati amerikan në Kosovë ka bërë gjithashtu të ditur se në zgjedhjet e 11 qershorit do të jetë në terren bashkë me 40 ekipe të angazhuar nga ambasada amerikane.

Ndërkaq Prokuroria, KQZ-ja dhe Policia janë shprehur se kanë bërë të gjitha përgatitjet që procesi zgjedhor i së dielës të shkoi si është më së miri.