Zgjedhjet lajme

Veseli feston Fillimin e Ri me mijëra të rinj

Descriptive Text

Mijëra të rinj nga e gjithë Kosova janë mbledhur te Liqeni i Batllavës, të enjten në mbrëmje, për ta shënuar fundin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit dhe fillimin e festës së Partisë Demokratike të Kosovës, siç thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, ata lëshuan drejt qiellit “llamba fluturuese” – me dëshirat për Fillimin e Ri për Kosovën.

Festës së të rinjve i është bashkuar edhe lideri i Fillimit të Ri, Kadri Veseli, i cili ka thënë se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit është fitore për të rinjtë e Kosovës.

“Ju jeni krenaria jonë e fitores, më 11 qershor. Do të punojmë shumë bashkë, për Kosovën tonë. Ju do të jeni pjesa e fitores. Ju do të jeni motori i zhvillimit ekonomik të vendit. Ju jeni Partia Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Më pas, ai ka pyetur të rinjtë nëse e dinë se çfarë do të ndodhë më 11 qershor?

të ndodhë fitorja më e fuqishme e partisë tonë. Do të jetë fitorja e Fillimit të Ri. Do të jetë fitorja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, do të jetë disfata më e rëndë e Serbisë. Më 11 qershor, të gjithë bashkë, dilni dhe votojeni Fillimin e Ri, dilni dhe votoni deputetët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.