Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj: Përfundimisht do ta heqim Serbinë nga Kosova

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në kuadër të fushatës zgjedhore ka mbajtur një tubim zgjedhor në Suharekë me ç‘rast para simpatizantëve të kësaj komune ka premtuar për një shtet ligjor dhe të mirëfilltë.

Haradinaj në Suharekë premtoi se do ta luftojë korrupsionin si dhe asnjëherë nuk do të lejojë që Serbia të ketë ndikim në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur na kanë vlerësuar neve shqiptarëve shumë herë i kanë bërë llogaritë gabim, kur kanë menduar se ne ndalemi, kur kanë menduar se na kanë dobësuar bash atëherë e kanë parë që jemi në këmbë. Unë kurrë s’kam pranuar se Kosova është gjunjëzuar, ka ra në gjunjë, unë e kam ditë se Kosova është lodhë sepse e kanë lodh, e kam ditë që Kosova nuk është mirë se ia kanë sjellë punën mos me kanë mirë ama që gjunjëzohet Kosova se kam pranuar kurrë në të drejtën tonë. E drejta jonë na bën të fortë na bënë ata që jemi. Nëse i rrimë drejtës sonë besoni është e drejtë e Zotit dhe popullit që s’i kemi bërë askujt keq do të na pranojnë të gjithë në të drejtën tonë. Nëse sot kërkesën e parë me largu Serbinë e themi me zë të madh ia themi vetit e ua themi miqve që Serbia s’ka vend në Kosovë menjëherë kanë me pranu veç kanë me këqyrë a e kemi për nime. Edhe besoni njëra nga punët është me heq Serbinë nga Kosova dhe më asnjë lloj ndikimi nuk do ta ketë Serbia në Kosovë", tha Haradinaj në Suharekë.

Në këtë fjalim i cili u prit me entuziazëm të madh nga suharekasit Haradinaj ftoi qytetarët e kësaj qyteze që të dalin më 11 qershor në zgjedhje dhe mos ta lënë asnjë votë në shtëpi, transmeton kp.

Ndërsa kandidati për deputet nga kjo komunë Blerim Kuqi pati tri kërkesa për Haradinajt, të cilit gjatë tërë kohës iu referua si kryeministër.

“Në fillim të këtij rrugëtimi i kemi veç tri kërkesa, veç tri kërkesa i ka Theranda. E para me ndalë Serbinë mos me ndërhy në sovranitetin e Kosovës. E dyta me i ndalë të rinjtë mos me braktisë Kosovën. Dhe e treta me i fuqizuar mekanizmat shtetëror, me forcu shtetin e Kosovës me bë një shtet të vërtetë. Asnjë kërkesë tjetër se kemi”, i është drejtuar Kuçi kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinajt.

Në listën për deputet nga Suhareka përveç Kuçit në garë është edhe kandidati tjetër Bali Muharremaj.

Ky i fundit edhe në mandatin e kaluar ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj është nominuar si kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK dhe Nisma ndërsa tubimin përmbyllës të fushatës do ta mbajnë nesër në Prishtinë.