Pacolli për një Kosovë sipas idealeve të Rugovës dhe dëshmorëve të luftës

Pacolli për një Kosovë sipas idealeve të Rugovës dhe dëshmorëve të luftës

07 qershor 2017 18:40

Në një tubim të mbajtur sot në qytetin e Gjilanit, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka prezantuar kandidatin e koalicionit për kryeministër, Dr.Avdullah Hoti si dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Në këtë tubim, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli , ju bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë që të votojnë për një qeverisje me njerëz të urtë dhe të paqes, të cilët do ta ndërtojnë Kosovën sipas idealit të presidentit Rugova por edhe sipas idealit të të gjithë heronjve që ranë për lirinë Kosovës.

është demokracia e vërtetë, pavarësi, liri dhe zhvillim ekonomik. Unë them se pavarësia jonë nuk është e kompletuar sepse kemi qytetarë që jetojnë në kushte të mjerueshme, të diferencuar e të diskriminuar, këtë nuk e deshi as Ibrahim Rugova e as dëshmorët tanë” , theksoi lideri i Aleancës Kosova e Re.

Ai me këtë rast tha se Kosova, me të gjitha pasuritë që i ka, nuk u zhvillua për shkak të matrapazëve të cilët e kanë zhvatur.

“Ne kemi njerëz të pastër, janë ata që do ta dërgojnë Kosovën drejt shoqërive të civilizuara, kemi nevojë për ndryshim dhe zhvillim, prandaj me 11 qershor dilni të gjithë dhe votoni, mbrojeni votën tuaj sepse ajo është votë e ardhmërisë”, ka thënë Pacolli në fjalimin e tij në Gjilan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme