Zgjedhjet lajme

Haziri kandidatëve rivalë: Kujtimi më i mirë në zgjedhje ka me iu mbet në billborda

Descriptive Text

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kandidatët për deputet, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi, Bajrush Ymeri e Avdil Halimi, janë pritur nga banorët e Bresalcit, Poneshit, Verbicës e Zhegocit.

Në fjalën e tij para simpatizantëve të shumtë, kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se kur Bresalci çohet në këmbë për të mbështetur, atëherë dihet që fitorja është e sigurt.

“Sot më keni bërë nderë mua, kandidatëve dhe LDK’së. Sot po dëshmojmë se jemi bashkë si Bresalc, si Malësi e Zhegocit dhe Ponesh dhe po bëhemi gati për të shënuar fitoren në Gjilan, Anamorave, e Kosovë. Kandidatëve rival, kujtimi më i mirë në këto zgjedhje ka me ju mbet foto në billborda. Ata as që nuk po guxojnë t’i dalin përballë Avdullah Hotit”, tha Haziri.

Lirje Kajtazi, e cila në listën e LDK’së mban numrin 6, tha se kryetari është shembull se si qeveriset dhe ky model i qeverisjes duhet të bartet edhe në nivel qendor.

“Nuk jemi njerëz të tenderave, të gazit, por jemi njerëz që ju përfaqësojmë sa më denjësisht në Kuvend”, tha Kajtazi.

Imet Rrahmani, i cili në listë mban numrin 13, ka përmendur të arriturat 2-vjeçare si ministër i Shëndetësisë, duke thënë se për herë të parë pas 17 viteve filluam rilicensimin e punëtoreve shëndetësor, investuan 50 milionë në infrastrukturën shëndetësore, themeluam fondin e sigurimeve shëndetësore, i cili tash më mund të filloj zbatimin, sikur edhe punësimin e mbi 20 mjekëve specialistë.

Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila mban numrin 21, ka deklaruar se qytetarët kanë shumë arsye që ta votojnë LDK sepse për dy vite e gjysmë, LDK qeverisi mirë e drejt dhe këtë nuk e duruan rivalët, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

Isa Agushi, i cili në listën e LDK’së mban numrin 79, tha se e ka nderin që flet në shkollën “Ibrahim Uruqi”, për faktin se ka qenë bashkëluftar i tij. Ne jemi në rrugë të drejt dhe në krah të djathtë, prandaj kërkojmë votën tuaj”, tha Agushi.

Ndërkaq, Bajrush Ymeri me numër 109 dhe Avdil Halimi me numër 44 theksuan se qytetarët duhet të votojnë kandidatët e LDK’së për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Republikës.