Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kronika zgjedhore - dita e shtatë

Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa kanë mbajtur tubim parazgjedhor në Gjakovë. Premtuan rritje ekonomike 8 për qind, rritje të pagave dhe cilësi në arsim. Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka premtuar rritje të pensioneve 40 për qind.


Kronika zgjedhore - dita e shtatë (LDK) by kohanet

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëvendosje gjatë se martës ka mbajtur një varg aktivitetesh e tubime me qytetarë. Duke theksuar investimet në bujqësi, kandidati për kryeministër i këtij subjekti politik, Albin Kurti ka thënë se qeverisja e tij do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të sjell ndryshime rrënjësore në çdo sektor publik.


Kronika zgjedhore - dita e shtatë by kohanet


Fuqizimin e “Trepçës” e ka premtuar kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj. Në Mitrovicë ka qëndruar edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ku ka propozuar që qeveria e ardhshme ta shpallë zonë me interes të veçantë. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur tubime elektorale në Suharekë, Obiliq e Podujevë.
 


Kronika zgjedhore - dita e shtatë (PAN) by kohanet

Partia Fjala ka vazhduar ditën e gjashtë të fushatës në Mitrovicë, ku edhe bëri prezantimin e 9 kandidatëve për deputet nga ky qytet. Kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi, kandidatët e partisë së tij i cilësoi si më të arsimuarit dhe tha se me ta po i bën ndër Mitrovicës.


Kronika zgjedhore - dita e shtatë (FJALA) by kohanet