Zgjedhjet lajme

Vetëvendosje me fushatë e kandidatë edhe në Luginë të Preshevës

Presheva ka gdhirë me postere parazgjedhore të Vetëvendosjes, raportojnë mediet e Beogradit.

Në qendër të Preshevës, në Rahovicë dhe mbi vetë qytetin, në drejtim të Gjilanit, janë shfaqur postere për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, që mbahen më 11 qershor, transmeton Koha.net raportimin e këtyre medieve.

Në postere figurojnë emrat e kandidateve për deputete nga Presheva në Kuvendin e Kosovës – Elza Sadiku, udhëheqësit të kësaj lëvizjeje Liburn Aliu, që është me origjinë nga ky vend, Sali Zyba nga Suhareka dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Image
Image
Image