Zgjedhjet lajme

Limaj kërkon nga gjilanasit të votojnë Nismën

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që të votojnë Nismën në zgjedhjet e 11 qershorit, ndërsa u ka bërë apel gjilanasve që të mos qojnë në Kuvend njerëz që ndërrojnë mendjen 20 herë brenda minutave.

Limaj shtoi se në Kuvend u duhen deputetë që nuk votojnë asgjë të keqe për vendin.

Limaj u tha qytetarëve të Gjilanit se ende po iu duhet ndihma e tyre për të pasur edhe njerëz tjerë në Kuvend, e jo vetëm atë dhe Valdete Bajramin, por edhe Bilall Sherifin, Bajram Hasanin, e deputetët tjerë të Nismës, përcjell kp.

Limaj tha se me përralla e lojëra të fëmijëve nuk ndërtohet Gjilani dhe kërkoi ndihmë dhe mbështetje për kryetarin e degës në Gjilan, Bajram Hasanin.