AGK e konsideron presion kërkesën e koalicionit PAN

AGK e konsideron presion kërkesën e koalicionit PAN

02 qershor 2017 11:03

Përmes një kumtese, për medie, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur tendencë për ndërhyrje të drejtpërdrejt në punën e mediave, kërkesën e koalicionit PDK-AAK-NISMA për përfaqësim te subjekteve e jo koalicioneve në debate televizive.

Sipas AGK-së edhe pse teknikisht nuk përbën shkelje ligjore kërkesa e partive PDK, AAK dhe NISMA për ta konsideruar koalicionin PAN ndryshe prej partive tjera, megjithatë kërkesa është e padrejtë dhe tendencë për t'i imponuar politikat redaksionale, njëkohësisht edhe kërkesë për shkelje të dispozitave ligjore për përfaqësim të barabartë të të gjitha entiteteve të certifikuara nga KQZ.

Një mënyrë e tillë për të ndikuar në politikat redaktoriale të medieve të pavarura është e papranueshme dhe cenon rëndë të drejtën e publikut për t’u informuar në mënyrë të drejt dhe të pavarur.

AGK pret nga PAN që ta rishqyrtojë kërkesën dhe të pranojnë debat të barabartë me të gjitha partitë e tjera të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 qershor 2017.

Qytetarët e Kosovës meritojnë të shohin përplasje idesh, argumentesh e programesh në mes të subjekteve të certifikuara dhe në këtë kohë mediet nuk duhet të bien pre e presioneve te subjekteve apo koalicioneve të caktuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme