Zgjedhjet lajme

PDK: Agim Bahtiri ka trajtuar shqiptarët e veriut si qytetarë të rendit të dytë

Shqiptarët e veriut të Mitrovicës janë trajtuar si qytetarë të rendit të dytë nga Agim Bahtiri, ndërsa me “Fillimin e ri” do të rifilloj edhe jeta e re për ta.

Kështu premtuan kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Abdyl Salihu, Drita Kadriu, Jehona Shyti dhe Rrustem Musa, gjatë një takimi me banorët e Kroit të Vitakut në veri të këtij qyteti.

Kandidatët për deputetë thanë se procesi do të vazhdojë aty ku ka mbetur para tre vitesh.

Ata u zotuan të jenë zëri i qytetarëve shqiptarë të veriut.

Kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, tha se në kohën e qeverisjes së PDK-së në veri janë rindërtuar më shumë se 200 shtëpi dhe janë përfunduar projekte të shumta në infrastrukturë.

“Këto projekte e patën rikthyer shpresën dhe patën krijuar mundësi për një jetë të re për banorët shqiptarë që kanë pronat në veri, por që gjithçka u ndërpre pasi mori mandatin Agim Bahtiri në Mitrovicë dhe qeverinë Isa Mustafa në Prishtinë”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa, Abdyl Salihu, kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, ka bërë të ditur se ndërprerja e procesit të rindërtimit të shtëpive në tre vjetët e fundit, shpërfaq nevojën për “Fillimin e ri”, për guximin dhe vendosmërinë që gjërat të lëvizin.

Sipas tij, banorët e veriut janë dëshmitarët më të mirë për ata që punojnë dhe për ata që flasin dhe mashtrojnë.

Në anën tjetër, qytetarët e veriut të pranishëm në takim, thanë se gjatë tre viteve të fundit janë lënë në harresë totale.

Ata theksuan se përveç që është ndërprerë rindërtimi dhe mbështetja që kishin, si për studentë, për qira, për shëndetësi etj, ata janë trajtuar si qytetarë të rendit të dytë nga Agim Bahtiri dhe Isa Mustafa.

Banorët potencuan se bartësit e “Fillimit të ri” kanë dhënë prova se duan dhe munden ta ndryshojnë situatën në atë pjesë