Zgjedhjet lajme

Daul: Mustafën nuk e ndali as molotovi

Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa sot në ditën e dytë të fushatës zgjedhore mbajtën tubim zgjedhor me simpatizantët e tyre në Gjilan.

Përveç lidershipit dhe strukturave të koalicionit, në tubim mori pjesë edhe presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.

Daul tha ka ardhur në Kosovë për ta mbështetur LDK-në në këtë fushatë.

Sipas tij është një frymë e re për të cilën Kosova ka sot nevojë.

“LDK është besnik i vlerave për të cilat i ka mbrojtur në vazhdimësi. Reforma ekonomike që keni bërë që të rinjtë mos të largohen nga Kosova. Me qeverisjen e Mustafës ka pasur trefish rritje ekonomike. Menaxhimi i mirë financiar ka bërë që Kosova të marr miliona euro nga institucionet ndërkombëtare. Ky zhvillim nuk mund të bëhet pa një luftë të rreptë kundër korrupsionit, shtet i së drejtës dhe gjyqësi e pavarur. Me këto edhe investimet e huaja gjithsesi se nuk do të mungojnë. Mustafën nuk e ndalen as koktelet molotov", theksoi Joseph Daul, transmeton, kp.

Daul tha se edhe BE nuk ka qenë fer me Kosovën dhe deri në anëtarësim BE nuk është e plotë. Ai porositi për të mos i dëgjuar sirenat e Rusisë por porositë e BE.

Edhe kryetari i komunës së Gjilanit dhe njëherësh nënkryetar i LDK-së Lutfi Haziri shprehu bindjen se LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se për dy vjet kanë pasur një qeveri të mirë me rritje ekonomike.