Zgjedhjet lajme

Gjuriq në Leposaviq: Shqiptarët s’kanë për t’i zgjedhur përfaqësuesit e serbëve

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, sonte në Leposaviq ka thënë se në zgjedhjet në Kosovë më 11 qershor, serbët zgjedhin ndërmjet atyre që i ka propozuar Serbia dha ata që shqiptarët po përpiqen t’ua imponojnë serbëve, transmeton Koha.net.

"Në zgjedhjet e 11 qershorit zgjedhja bëhet ndërmjet njerëzve që i propozon Beogradi, shteti ynë, Serbia dhe ndërmjet njerëzve që i propozojnë ose që po përpiqen t’i imponojnë si përfaqësues tanë shqiptarët. Nuk kanë imponuar dhe nuk na imponojnë dhe nuk na kanë blerë e nuk do të na blejnë kurrë”, citon tanjug të ketë thënë Gjuriq...

Vota për Listën Srpska në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë është votë për Serbinë dhe mbetjen e institucioneve të saj në Kosovë, ka qenë porosia e sonte e tubimit parazgjedhor e kësaj partie në Leposaviq.