Zgjedhjet 2019

Rinumërohen rreth 26 për qind e vendvotimeve

Foto: Koha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë rinumëruar 65 vendvotime.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai thotë se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është 364 vendvotime apo rreth 26%

“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 65 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është: 364 vendvotime apo rreth 26%”, ka thënë ai.