Zgjedhjet 2019

Deri tani janë rinumëruar 299 vendvotime, mbesin edhe mbi 1 mijë

Foto: Driton Paçarada / KD

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, që nga pasditja e së mërkurës dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo 21.25%.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka konfirmuar se nga e pasditja e së mërkurës kur ka filluar zbatimi i vendimit të PZAP-it dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo 21.25%.

Përndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të rinumërohen 1 mijë 428 vendvotimeve, për të cilat ka marrë vendim që të rinumërohen PZAP.