Zgjedhjet 2019

Sherifi: U konfirmua se Nisma është pjesë e Kuvendit

Descriptive Text

Ish-deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i është gëzuar vendimit të PZAP-it për anulim të votave të ardhura nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në një postim në Facebook, Sherifi thotë se me këtë vendim, partia që ai përfaqëson e ka kaluar pragun dhe rrjedhimisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Me vendimet e sotme, PZAP-i ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës”; ka shkruar Sherifi.

Ai ka falënderuar ata që, sipas tij, “ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia”.