Zgjedhjet 2019

Ironizon anëtari i PDK-së në KQZ: Edhe sot mund të vijnë vota nga Serbia

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi ka thënë se aktvendimi i Supremes për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, panel ky i kryesuar nga Nebojsha Boriçiq, është aktvendim që edhe sot mund të vazhdojnë të vijnë vota nga Serbia.

Sipas tij, partitë politike, mundën edhe sot të gjejnë qytetarë qē të votojnë dhe të gjejnë një postë private kudo nëpër botë, që mund të korruptohet, të vuloset me datë para 6 tetorit 2019 dhe mund t'i sjellin lirshëm në KQZ, dhe të futën në rezultat.

“Sipas këtij aktvendimi, është cenuar procesi, është ndryshuar ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe i është dhënë mundësi një manipulimi të pa kontrollueshëm”, ka shkruar ai në Facebook./KsP.