Zgjedhjet 2019

Daka thotë se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve mund të zgjasë deri në dhjetor

Foto: Alban Bujari / Koha

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka theksuar se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë deri në dhjetor.

Ajo ka thënë për televizionin publik se kjo vonesë mund të ndodhë për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Daka ka theksuar po ashtu, se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga paritë politike dhe kandidatët për deputet.