Zgjedhjet 2019

Thaçi me Dakën diskutojnë se si t’i hapet rruga formimit të Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit

Descriptive Text

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Në kumtesën presidenciale thuhet se Daka e ka njoftuar Thaçin për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

“Presidenti Thaçi ka vlerësuar Dakën për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 6 tetor, nga rezultatet e së cilës më të votuarat dolën Vetëvendosja e LDK-ja, porse pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, ende nuk ka hapa përfundimtar për t’u formuar qeveria e re.

Lëvizje Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar ende takime mes grupeve punuese.