Zgjedhjet 2019

AAK humb Obiliqin, del e treta

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para edhe në komunën e Obiliqit. Kjo parti ka arritur të marrë 2947 vota ose 25.11 për qind.

Pas saj radhitet LDK, e cila ka marrë 2494 vota ose 21.25 për qind, AAK-PSD 2235 ose 19.04 për qind, PDK me 2151 vota ose 18.33 për qind, Lista Serbe 1245 vota ose 10.61 për qind.

Komuna e Obiliqit udhëhiqet nga Xhafer Gash i AAK-së i cili edhe vetë ka garuar në zgjedhjet parlamentare, por që partia e tij në koalicion me PSD-në u radhit e treta pas VV-së dhe LDK-së./ksp