Zgjedhjet 2019

Vazhdon numërimi i votave nga KQZ-ja, këto janë rezultatet e fundit

Foto: Driton Paçarada / Koha

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vazhduar me numërimin e votave për zgjedhjet e 6 tetorit.

Nga 96,07% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me një diferencë prej rreth 0.7 pikësh të përqindjes ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LVV momentalisht ka 25,77% në krahasim me 25,08% të LDK-së.

PDK-ja vazhdon të mbes partia e tretë nga këto zgjedhje me 21,17% të votave nga 96,07% të votave të numëruara.

Në vend të katërt po ashtu i pandryshuar mbetet koalicioni AAK-PSD me 11,63%. Pas tyre është Lista Serbe me 6,20% dhe i fundit, që rrezikon pragun zgjedhor, është koalicioni Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë me 4,92%.