Zgjedhjet 2019

Në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Lipjan, votime pa probleme

Fatlume Igrishta, për herë të parë ka votuar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Thotë se shpreson që cilido kandidat për kryeministër që fiton mandatin për të qeverisur me vendin, t’i mbajë premtimet, raporton KTV.

Përderisa pensionistët dëshirojnë kushte më të mira për të rinjtë.

Qytetarë tjerë në Komunën e Fushë Kosovës, por edhe të Lipjanit, shpresojnë që të ketë më shumë vende punë.

Por, ka edhe të atillë që janë të kënaqur me qeverisjet e kaluara.

Ekipi jonë ka vizituar njërën ndër qendrat më të vogla në Komunën e Obiliqit.

Në fshatin Palaj, janë vetëm 320 persona me të drejtë vote, shumica prej tyre serbë, përderisa shqiptarët, ndonëse jetojnë aty, votojnë në Obiliq.

Në Komunën e Obiliqit, të drejtë vote kanë pasur 25 mijë e 70 persona.

Përderisa në Komunën e Fushë Kosovës, të drejtë vote kanë pasur 39.319 persona.

Në Lipjan, të drejtë vote kanë pasur 61.345 persona.