Zgjedhjet 2019

Limaj: Tash i kemi shtatë deputetë, po “luftojmë” për deputetin e tetë

Foto: Ilustrim

Kryetari i Nismë Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për media ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e sotme.

“Unë dua t'i falënderoj të gjithë votuesit e Kosovës, në mënyrë të veçantë votuesit qe kanë zgjedhur dhe besuar Nismën Socialdemokrate dhe koalicionin tonë. Unë mund t'iu them gjithë anëtarëve dhe strukturave, gjithë njerëzve të Kosovës që Nisma ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Ne tash i kemi shtatë deputetë dhe po luftojmë për deputetin e tetë në bazë të të gjitha informacioneve që kemi nga terreni. Kërkesa dhe mesazhi ynë për të gjithë komisionarët dhe strukturat tona është që të vazhdojnë dhe të përcjellin e të kryejnë detyrën, duke numëruar votë për votë për të respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha Limaj, raporton Ksp.

Limaj shtoi se Nisma qysh tani ne bazë të të gjitha raporteve tregon se është vendimtare për qeverisjen e ardhshme të Kosovës.