Zgjedhjet 2019

Whitaker: Votoni për Veselin që forcon miqësinë me Amerikën, të tjerët e rrezikojnë

Foto: PDK

Matt Whitaker, ish-zyrtari i shtetit amerikan gjatë mandatit të Donald Trumpit, ka elektrizuar atmosferën në tubimin zgjedhor të PDK-së në qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët, bën me dije PDK-ja përmes një komunikate për media.

Whitaker u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për Veselin dhe një parti që e forcon raportin me Amerikën dhe jo dikush që e izolon dhe rrezikon marrëdhëniet.

“Pra, më duket se zgjedhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë. Në këto votime, zgjedhja është midis: një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me ne - Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqënie dhe sukses për të gjithë. Mundësitë tuaja alternative përbëjnë një rrezik – bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne. Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin”, ka thënë Whitaker.

Më tej ai ka shtuar se “që të vijnë këtu bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të jenë në gjendje besojnë udhëheqësve dhe qeverive të qeverive të huaja. Parakusht është luftimi i korrupsionit si një kriter i domosdoshëm. Tani për tani, amerikanët kanë hezituar të investojnë në Kosovë për shkak të frikës që kanë prej korrupsionit. Kadri Veseli nuk paraqet rrezik në këtë aspekt. Ai është një reformator. Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowa-s”.