Video

KTV sjell detajet nga Gjakova ku pa shenja jete u gjet një e porsalindur

Lauresha Maliqi dy ditë me parë ishte bërë nënë për herë të dytë.

Por, lindja e fundit e një vajze në Gjinekologjinë e Gjakovës ishte e padëshiruar për të, pasi foshnja ishte jashtë kurorës, raporton KTV.

Ajo në spital kishte insistuar që ta lërë foshnjën aty dhe të mos e marrë nën kujdes.

Ishin punëtorët socialë që arritën ta bindnin që ta marrë të porsalindurën.

U lirua nga spitali bashkë me foshnjën, ndërsa në shtëpinë ku jetonte, u kthye pa të.

E ëma e kësaj lehone, kishte shkuar menjëherë në polici për ta lajmëruar rastin.

Më pas, policia kishin marrë lehonën, e cila u kishte treguar vendin se ku e kishte lënë foshnjën.

Lauresha Maliqi u arrestua nga policia dhe është në mbajtje nën dyshimin se ka mbytur foshnjën e porsalindur.

Rasti po hetohet nga Drejtoria e hetimet rajonale në Gjakovë.