Video

Delawie: Kosova duhet t’i kontrollojë vetë kufijtë e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në hapje të Forumit të Tretë – "Investimet në Infrastrukturën e Energjisë", ka thënë se prioritet i Qeverisë së Kosovës është të sigurojë energji të mjaftueshme për qytetarët e Kosovës, raporton KTV.

Ai ka deklaruar se rregullimi i marrëdhënieve në tregun e energjisë me Serbinë duhet zgjidhur në koordinim me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se prioritet i ekzekutivit është të sigurojë energji të mjaftueshme për qytetarët e Kosovës.

Në hapje të Forumit të Tretë – "Investimet në Infrastrukturën e Energjisë", Haradinaj ka thënë se rregullimi i marrëdhënieve në tregun e energjisë me Serbinë duhet zgjidhur në koordinim me Bashkimin Evropian.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se kontrata për termocentralin Kosova e Re është bazë për t’i ofruar gjeneratës së re furnizim me energji.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se është me rëndësi që projekti i termocentralit “Kosova e Re” të vazhdojë tutje drejt përmbylljes financiare.

“Kosova duhet t’i kontrollojë vetë kufijtë e energjisë si hap kryesor drejt sigurimit të energjisë së lirë dhe të mos lejojë ndërhyrje nga jashtë. ShBA-ja do të vazhdojë të jetë partner i juaji, ashtu siç kemi qenë edhe tash”

Diplomati amerikan ka shtuar se mungesa e furnizimit me energji elektrike ekonomisë së Kosovës po i kushton 335 milionë euro humbje në vit.