Video

SHBA, e pakënaqur me përfaqësimin e gruas në politikën kosovare

Pjesëmarrja politike e ekonomike e grave në Kosovë vazhdon të mbetet minimale.

Zëvendësshefja e misionit të SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, në hapjen e Javës së Gruas, ka thënë se Kosovës i duhen më shumë gra të angazhuara në çdo aspekt të jetës, raporton KTV.

Kryeparlamentari Veseli tha se duhet t’i jepet fund Kanunit të Pabarazisë Gjinore.

Kryesuesja e grupit të Grave Deputete, shpreson që Java e Gruas të jetë motivuese për gratë, por edhe për shoqërinë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj jave, në Bibliotekën Kombëtare u mbajt konferencë me temën “Përtej Mbështetjes Financiare”, organizuar nga CDF në bashkëpunim me “Kosova Women for Women”.

Në këtë konferencë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foli për gratë e dhunuara gjatë luftës.

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledh 130 pjesëmarrës në baza ndërpartiake dhe ndëretnike, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile e medias.