Video

Vrasja e 35 vjeçarit në Obiliq dyshohet se u krye nga një 27 vjeçar

Një 35-vjeçar është vrarë në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por Policia thotë se ai është dërguar në QKUK me plagë nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete, raporton KTV.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar 27-vjeçar.

“Nga informacionet e para që ka siguruar policia, është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc – Komuna e Obiliqit. Një person, me inicialet F. T. 1991, është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Policia po vazhdon hetimet deri në sqarimin e plotë të rrethanave.