Video

Dirigjenti anglez sjell një vepër ekskluzive për publikun kosovar

Anëtarët e orkestrës së Filarmonisë të shtunën patën provën e fundit para koncertit të radhës.

Të dielën, nën drejtimin e dirigjentit anglez Alexander Walker, do të vijë një vepër që nuk është sjellë më herët për publikun kosovar, raporton KTV.

Në këtë vepër të kompozitorit Bramhs, në piano është pianisti kosovar, Misbah Kaçamaku, ndërsa dirigjenti Walker u shpreh i kënaqur me punën dhe mikpritjen.

Koncerti mbahet të dielën nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.