Video

Haradinaj u premton mësimdhënësve të viteve ‘90 njohje të statusit

Në Kongresin e 7-të zgjedhor, të mbajtur nga SBASHK-u, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në të ardhmen do të njihet statusi i mësimdhënësve të viteve të 90-ta.

Derisa nuk ka përcaktuar ndonjë datë.

Ndërsa fare nuk është deklaruar për dy kërkesat e tjera të SBASHK-ut, zyrtarë e të së cilës kanë thënë se mund të shkohet në protestë të përgjithshme nëse kërkohet nga delegatët, raporton KTV.

Kryeministri kërkoi nga sindikalistët që t’i aftësojnë fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shtuar se gjendja e një populli varet shumë nga niveli i shkollimit.

Haradinaj u ka rikujtuar atyre rezultatet e testit PISA-s, për të cilat thotë se kanë treguar rezultatin e një pune të suksesshme.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, u ka kërkuar delegatëve të flasin për sfidat në të ardhmen që, sipas tij, për arritjet në katër vjet që kanë qenë të mos flitet shumë.

Ndërsa kryetari i Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë se situata politike ka ndikuar edhe në arsim.

Gjendja e tensionuar politike e kësaj periudhe e ka dëmtuar rëndë cilësinë e arsimit. Kontesti politik ka pasur ndikim të madh në arsim dhe në vlerat e përgjithshme të arsimit në vendin tonë, mirëpo edhe në këtë periudhë sistemi arsimor i Kosovës qëndroi stoikisht.

Të pranishëm në kongres ishin përfaqësues sindikalë nga vende të ndryshme të rajonit.