Video

Kryetarë të komunave shqiptare në rajon urojnë Pavarësinë e Kosovës

Përvjetori i 10-të i Pavarësisë së Kosovës i ka bërë bashkë kryetarët e 8 komunave shqiptare në Prishtinë.

Ata i uruan qytetarët, duke thënë se pavarësia e Kosovës është dhuratë për të gjithë shqiptarët, raporton KTV.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka thënë që Kosova gjatë këtyre viteve ka ndryshuar shumë.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se pavarësia e Kosovës është pasuri e madhe për të gjithë shqiptarët.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti njoftoi që ka shkuar në 8 numri i komunave që i janë bashkuar Unionit të bashkive shqiptare.

Ndryshe, kjo është mbledhja e dytë e këtij Unioni, ndërsa i treti do të mbahet në Tetovë.