Video

Kronikë e KTV-së për ditën e dytë të vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë

malazez, Dushko Markoviq, është pritur në takime të ndara nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, raporton KTV.

Ky i fundit, pas takimit që ka pasur me kryeministrin malazez, ka kërkuar sërish ratifikimin e demarkacionit me këtë shtet.

“Përpara kemi një marrëveshje të rëndësishme, siç është ajo për demarkacionin, të cilën duhet ta ratifikojmë edhe ne. Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është proces i pandalshëm,” citohet të ketë thënë Veseli.

Kreu i Kuvendit ka theksuar se synimet e përbashkëta të të dyja vendeve janë integrimet euroatlantike dhe forcimi i raporteve ndërshtetërore, në veçanti në fushën e ekonomisë.

E kryeministri malazez, në njoftimin për media, thuhet se i vlerësoi raportet në mes të dyja vendeve si shumë miqësore, duke shprehur përkushtimin se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një unitet politik në Kosovë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. “Kjo do të ishte dhurata më e bukur për qytetarët e Kosovës në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, ka thënë Thaçi.