Arsimtarët për grevë, prindërit e nxënësëve kundër

13 shkurt 2018 19:16

Prindërit e nxënësve e kundërshtojnë grevën e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, raporton KTV.

Kjo sindikatë iu ka bërë thirrje nxënësve që të mërkurën, në orën e parë, në të dyja ndërrimet, të mos shkojnë në shkollë. Për këtë grevë të paralajmëruar, prindërit e nxënësve thonë se pësojnë fëmijët, ndonëse kërkojnë që t’u plotësohen edhe kërkesat mësimdhënësve.

Në Express intervistën në KTV, nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, ka thënë se greva do të fillojë për shkak të mosplotësimit të kërkesave për rritje të pagave dhe mosaprovimit të ligjit në Kuvend për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit thotë se ky projektligj së shpejti do të procedohet në Kuvend. SBASHK-u ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre, më 20 shkurt, do të vazhdojnë me grevë në 2 orët e para të mësimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme