Video

Kosova bën historinë edhe me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore

Edhe zyrtarisht janë hapur Lojërat Olimpike Dimërore PjongÇang 2018-të, që do të zhvillohen në Korenë e Jugut.

Kosova e bëri parakalimin historik dhe ishte e 71 në radhitje, me flamurin e Kosovës që për herë të parë parakaloi në Lojëra Dimërore. I gjithë ky sukses u arrit falë skitarit, Albin Tahiri, i cili e ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik, transmeton KTV.

Ekipi olimpik i Kosovës që parakaloi në Korenë e Jugut, përbëhej nga bartësi i flamurit, Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, shefi i misionit, Bujar Turjaka, dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.

Tahiri, pesë garat do t’i ketë më 11, 13, 15, 18 dhe 22 shkurt.

Në ceremoninë hapëse defiloi edhe Shqipëria, që në radhitje ishte e 41-ta.