Krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

09 shkurt 2018 19:17

Pak deputetë kishin mbetur në seancën e së enjtes e shumë pika mbetën pa u votuar për mungesë kuorumi.

LDK-ja as këtë të premte nuk u pa në sallë plenare, por edhe pa ta kaluan të gjitha pikat e mbetura të një dite më parë, përfshirë edhe dy rekomandimet e Vetëvendosjes për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes për sulmin në Kuvend, raporton KTV.

Dy vjet pas, u diskutua një raport i 2016-s për gjendjen e mjedisit në Kosovë.

U tha se gjendja është e rëndë e veç po vazhdon të degradohet.

Megjithatë, në fund të debatit votimi nuk arriti të bëhej sërish njëjtë për mungesë kuorumi.

Seanca do të vazhdojë të martën në orën 10:00, ku pritet të jetë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe debati për 100-ditëshin e Qeverisë.

Por, kjo seancë e së martës do t’ua prishë planet disa deputetëve.

Aty patën përplasje me kryesuesin Xhavit Haliti, i cili tha se kush nuk i përgjigjet seancës, do të penalizohet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme