Rama – liderëve kosovarë: Veprojnë si lopa që mbush kovën me qumësht dhe i fut shqelmin

02 shkurt 2018 19:23

Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tentativat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, janë kthim prapa në kohë për Kosovën.

Ai, duke kritikuar liderët e Kosovës, thotë se ata duhet të mos krijojnë probleme që e paralizojnë shtetin, transmeton KTV.

Kryeministri i Shqipërisë, duke tërhequr vërejtjen për ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar, tha se Kosova është atdheu i gjithë kosovarëve, por është fëmija i atyre që bombarduan Serbinë.

Rama thotë se deputetët duhet ta votojnë demarkacionin sa më shpejt.

Rama kishte deklaruar edhe në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, se Gjykata Speciale është proces i pakthyeshëm për Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme