“Edhe të vrarë, edhe të sharë”, thotë Haziri për atentatet ndaj anëtarëve të LDK-së

21 mars 2017 21:28

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka kritikuar qasjen e PDK-së se përse LDK-ja po kërkon drejtësi për vrasjet dhe atentatet politike ndaj anëtarëve të LDK-së.

Ai ka thënë se PDK po e akuzon LDK-në se përse po kërkon drejtësi pikërisht në vitin e zgjedhjeve, por Haziri thotë se drejtësia duhet të kërkohet përherë, pati apo nuk pati zgjedhje.

“Edhe të vrarë edhe të sharë”, ka thënë Haziri në Rubikon të KTV-së duke përmendur rastet e sulmeve kundër Agim Veliut, Enver Visokës dhe Sabri Hamitit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme