Video

Çka bëri që gjykimi ndaj Lushtakut të shtyhet për në muajin shkurt

Në mungesë të shkresave të lëndës te avokati i një prej të akuzuarve në rastin e Lushtakut dhe të tjerëve, është shtyrë edhe seanca e shqyrtimit të dytë.

Avokati Ragip Zeneli, mbrojtës i Ylber Blakajt, ka bërë të ditur se për këtë arsye, nuk ka mundur të bëjë kundërshtimin e aktakuzës, çka e ka shtyrë gjyqtarin Shasivar Hoti ta shtyjë seancën për në muajin shkurt, raporton KTV.

Gjithashtu edhe në këtë seancë ka pasur mungesë të të akuzuarve, e një prej tyre ka qenë Myrvete Lushtaku, gruaja e Sami Lushtakut.