Video

Kush nga Kosova i shkoi e kush jo në varrim Ivanoviqit

Lideri i partisë serbe në Kosovë, Iniciativa Qytetare, SDP Oliver Ivanoviq, është varrosur në varrezat e reja në Beograd.

Ceremoninë mortore e udhëhoqi Teodosije e në varrim ishte i pranishëm edhe vetë patriarku i Kishës Ortodokse, Irinej.

Gjatë shërbesës që bëri Teodosije tha se Ivanoviq gjithë jetën luftonte për drejtësi dhe lirinë e popullit në Kosovë.

Duke folur rreth pragmatizmit të tij politik Teodosije tha se Ivanoviqin e dëgjonin të gjithë edhe serbët edhe të huajt, por edhe shqiptarët gjuhën e të cilëve e fliste mirë.

“Për të Kosova ishte më shumë se territor”, tha Teodosije.

Po në anën tjetër bashkëshortja e Ivanoviqit deklaroi për mediat serbe se familja nuk do të kthehet më në Kosovë.

Milena Ivanoviq e përshkroi Mitrovicën Veriore si qytet të frikës, errësirës dhe dhimbjes. Në varrimin e Ivanoviqit nga Kosova shkoi vetëm ish-deputetja, Rada Trajkoviq, ndërsa nuk mori pjesë askush nga Lista Srpska, parti kjo rivale e politikanit të vrarë.