Video

“Qeveria e Kosovës s’do të sponsorizojë ligj për shfuqizimin e Speciales”

Një ditë më herët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pasaportën shqiptare, por thotë se atë nuk do ta shfrytëzojë, sepse e ka pasaportën diplomatike të Kosovës.

Tha se këtë pasaportë e mori pas dekretit nga ish-presidenti Nishani dhe atë nuk e ka kërkuar, raporton KTV.

Ka folur edhe për Gjykatën Speciale duke vazhduar ta quajë të padrejtë ndaj Kosovës, por ka thënë se Qeveria nuk e ka ndonjë detyrë në këtë çështje dhe nuk ka plan të sponsorizojë ligj për shfuqizimin e saj.

Bisedimet me Serbinë, kryeministri i sheh drejt fundit, derisa e ka emëruar Avni Arifin shef të bisedimeve.

Kabineti qeveritar ka marrë vendim edhe për rritjen e pagave për 4 për qind për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës duke filluar nga 1 janari 2018.

Rritje pati edhe për familjet në skemën e ndihmës sociale e nga 1 janari 2018 do t’i marrin 20% më shumë.