Fushata botërore e vitit - #metoo

03 janar 2018 20:30

Rrëfimet e disa grave për abuzimet shumëvjeçare seksuale nga producenti i famshëm hollyëoodian, Henry Ëeinstein nisën një valë të madhe tregimesh që çuan në shkarkime e largime të shumë figurave publike nga postet e tyre të fuqishme. 

Ëeinsteinit iu ndërprenë shumë projekte që i kishte e ai kërkoi falje për sjelljet, por tha se shumica e marrëdhënieve ishin konsensuale. Të tjerë aktorë, prezantues televizivë e politikanë u detyruan të dorëhiqen pas akuzave për sjelljet e tyre në të kaluarën. 

Rrëfimet e grave, dhe jo vetëm tyre e fituan hashtagun #metoo, ose në shqip ‘edhe mua’, më kanë ndodhur me rrëfime të milionave për ballafaqimin me ngacmime seksuale gjatë jetës. në mesin e të akuzuave u gjend edhe Roy Moore, një gjyqtar që synonte postin e senatorit për Partinë Republikane nga Alabama. 

Ai u akuzua për ngacmim seksual të të miturave, por kjo nuk e pengoi Presidentin Trump që ta mbështeste në garën për Senat. Ai e humbi garën me demokratin Doug Jones për 1 %, e rrëfimet e viktimave të abuzimit seksual morën ballinën e TIME dhe ato u shpallën Personi i Vitit 2017. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme