Kurti flet për KTV-në: Drejtësia e regjimit nuk e ka popullin pas

29 dhjetor 2017 19:15

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk beson se do të ketë drejtësi nga aktgjykimi i tij më 3 janar.

Në një deklarim ekskluziv për Kohavisionin, ai tha se drejtësia e regjimit tashmë nuk e ka popullin pas, megjithëse lufta e tyre kundër Vetëvendosjes varet nga policia, gjyqësia e Prokuroria.

Kurti kandidimin për kryetar të partisë thotë se nuk e ka bërë nën ndikimin e zhvillimeve të fundit brenda këtij subjekti.

Vendimin e kishte marrë më herët. Kurti nuk tregon se për kë e pati fjalën kur e përdori fjalën “zullumqar” në letrën nga burgu.

Beson se në parti ka mjaft demokraci e papajtueshmëritë do të diskutohen.

“Ndarja e partisë nuk varet nga unë”, deklaron Kurti.

Për ofendimin që ia bëri Aida Dërgutit, Kurti nga burgu pati deklaruar se ia fal atë, qoftë edhe nëse deputetja nuk ishte penduar për fjalën.

Por, pas kësaj, dolën në pah mospajtime të tjera nga ai që njihej si krah i Dardan Molliqajt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme