Video

Përgjimet e reja shpërfaqin planet e PDK-së për Aleksandër Lumezin

Në vitin 2011, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga përgjimet e papublikuara deri tash, të cilat i ka siguruar Kohavisioni.

Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj dëgjohen teksa përpiqen të sigurojnë një pozitë, për kryeprokurorin që asokohe ishte Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Në një moment Kadri Veseli kishte thënë se Leka mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre.