Deputetët e VV-së kërkojnë urdhërarrest për Veselin, gjykatësi nuk pranon

07 dhjetor 2017 19:33

Nuk ka urdhërarrest për Veselin edhe pse nuk iu përgjigj tre herë thirrjes së gjykatës

Urdhër arrest për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, është kërkuar në fund të seancës gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, gjyqtari Beqir Kalludra nuk e ka bërë një gjë të tillë, ani pse është hera e tretë që Kadri Veseli nuk i përgjigjet thirrjes së Gjykatës për të dëshmuar në këtë proces.

Kalludra ka thënë se nuk ka raport nëse kryetari i PDK-së dhe dëshmitari tjetër Armend Zemaj kanë pranuar në mënyrë të rregullt ftesat e Gjykatës.

e kanë akuzuar gjyqtarin se nuk po ka guxim ta sjellë me detyrim kryetarin e Kuvendit në Gjykatë.

E propozimin e prokurorit që deklaratat e Veselit e Zemajt të lexohen, e kanë kundërshtuar avokatët dhe ka mbetur që ata të jenë të pranishëm në seancën e radhës.

Por, aty kanë qenë dy dëshmitarët tjerë, deputetët Naser Osmani i LDK-së e Bekim Haxhiu i PDK-së.

Edhe një herë tjetër, trupi gjykues ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve për lirimin e dy deputetëve nga paraburgimi, kërkesë të cilën më herët gjatë ditës e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.
 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme