Video

Akuza dhe kundër akuza në Parlament rreth vrasjes së Komandant Drinit

Një debat me akuza e kundër akuza për këtë temë u bë edhe në seancën e së martës në Kuvend.

Ka qenë deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, e cila ka akuzuar presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli se kanë pasur dorë në vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur ndryshe si Komandant Drini, raporton KTV.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PDK-së, Nezir Çoçaj, i cili ka thënë se Millaku është reja e Sylë Millakut që ka punuar në UDB. Megjithëse nuk ishte i pranishëm në kohën e këtyre diskutimeve, kjo temë nuk u la anash nga kryeparlamentari Veseli.

Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren e Prishtinë edhe në nga gjykatësit vendës janë mbajtur disa procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit janë liruar.