Mbrojtja e Limajt dyshon në dëshminë e të ndjerit Mehmet Shkodra

22 nëntor 2017 19:10

Me “Procesin” e Kafkës e ka krahasuar Fatmir Limaj gjyqin ndaj tij. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ai dhe mbrojtja kanë dhënë fjalën përfundimtare.

Limaj ka numëruar edhe ditë e gjykimit të tij e gjatë tyre ka thënë se nuk është gjetur asnjë provë se ka pasur keqpërdorime në Ministri të Transportit sa ai e udhëhiqte, raporton KTV.

ka thënë se provat tani flasin për procesin e tij që ka thënë se ka qenë i bazuar në një copë letër të deklaratës së Mehmet Shkodrës. Ai kishte vdekur në një aksident trafiku në Austri pa u marrë në pyetje nga Prokuroria e mbrojtja thotë se dëshmia e tij nuk ishte e besueshme.

Duke iu referuar fjalës përfundimtare të Prokurorisë, mbrojtja ka thënë se aty është pranuar se nuk ka asnjë fakt për pretendimet e tyre Limaj dhe 4 persona tjerë akuzohen për krim të organizuar e korrupsion që ka të bëjë me kurdisje çmimesh të tenderëve në kohën sa Limaj ishte pjesë e PDK-së e ministër i Transportit.

Aktgjykimi për rastin bëhet publik në fund të javës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme