Video

Shala tregon se kush i arrestoi policët e përfshirë në trafik droge

Bahri Shala, drejtor në Drejtorinë e Hetimit kundër Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës, në “Puls” të KTV-së ka thënë se kanë qenë zyrtarët e Antidrogës ata që kanë arrestuar policët e përfshirë në trafik me narkotikë. Madje me metoda të fshehta.

“Me përgjegjësinë më të plotë ju them se Drejtoria e Antidrogës. të gjithë ata oficerë që janë arrestuar për trafikim me narkotikë, janë arrestuar nga Drejtoria jonë, e jo nga Inspektoriati Policor apo ndonjë departament tjetër”, ka thënë Shala. “Të gjithë policët i kemi arrestuar ne me metoda të fshehta”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se “këto gjëra ndodhin edhe tek agjencitë më të mëdha në botë, por në momentin kur e kemi hetuar i kemi arrestuar”.

“Ne edhe sot hetojmë zyrtarë policorë që dyshojmë se mund të jenë të përfshirë në trafikim me narkotikë. Pra ne nuk ndalemi me punë”, ka thënë ai.